Veliaj ankimon sekuestron e celularit, mbahet seanca në Apelin e GJKKO

Në Apelin e Posaçëm po mbahet seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj ka ankimuar sekuestron e celularit ditën e arrestimit nga agjentët e BKH më 10 shkurt. Ankimi i kryebashkiakut të Tiranë shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Një ditë më parë, GJKKO la në qeli Veliajn, si edhe rrëzoi edhe ankimin e biznesmenit Elman Abule, i cili mbetet në arrest shtëpie.

Veliaj është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po sot në Gjykatën e Lartë shqyrtohet edhe një rekurs i vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj po ashtu për sekuestron e celularit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?