Veliaj apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë jetën

Moti i keq, me erë të fortë dhe temperatura të ulëta që ka përfshirë gjithë vendin ditën e sotme, ka shkaktuar edhe pasojat e para. Për shkak të erës së fortë, në kryeqytet janë rrëzuar disa pemë, por fatmirësisht pa persona të lënduar. Punonjësit e Bashkisë kanë ndërhyrë në kohë rekord për zhvendosjen e tyre, dhe normalizimin e situatës, ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj u bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin daljen në rrugë apo qëndrimin në zona ku ka rrezik. “Kujdes! Erë e fortë në Tiranë, ju lutem evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë jetën. Për çdo problem raportoni te numri i emergjencës 112. Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj. Ndëkaq, punonjësit e mirëmbajtjes në Bashkinë e Tiranës ndodhen në terren për të normalizuar situatën e krijuar nga era e fortë, dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve që mund të hasen në vështirë për shkak të kushteve të vështira të motit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?