Veliaj: Banorët të zgjedhin administratorët që të përfitojnë nga Fondi i Komunitetit
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të zgjidhin administratorët e pallateve në mënyrë që të përfitojnë nga “Fondit të Komuniteteve”.
Erion Veliaj: Inkurajimi im është për çdo banor, së pari të zgjedhin administratorin, siç e kanë bërë 2700 pallate në Tiranë, ta bëjnë edhe të tjerat, dhe të vijnë në bashki, të aplikojnë; gjysmën e fondit e jep bashkia, gjysmën banorët. Ku ka bashkëpunim, ka edhe solidaritet. Nuk ka nevojë të kesh doktoraturë të bësh ndryshime të vogla në komunitet. Gjithmonë, Tiranës i ka ardhur e mira dhe ndryshimi nga njerëzit e thjeshtë, që bëhen bashkë për të bërë gjëra të bukura.
Erion Veliaj, u shpreh i lumtur që nismapo jep frytet e para në kryeqytet, e sidomos për faktin se vjen si rezultat i bashkëpunimit mes bashkisë dhe komunitetit të banorëve.
Nisma e bashkisë gjeti zbatim në Pallatet Haëai të cilët ishin në gjendje të dekraduar, ndërsa tani falë kësaj nisme këto pallate tashmë kanë një pamje të re.
Ai theksoi se ky lloj bashkëpunimi, ku gjysmën e fondit për rikonstruksionin e pallateve e ka dhënë Bashkia e Tiranës dhe gjysmën tjetër vetë banorët, është mënyra më e mirë për të bërë punë me cilësi e jetëgjatësi.
Erion Veliaj: Në dallim nga gjithologët që dëgjojmë çdo natë në televizor, që nuk prekin një lopatë me dorë, diferenca mes një administratori është që arrin ta bëjë komunitetin bashkë dhe në vend që ta kthejë në një komunitet qaramanësh, që ankohet, mobilizohen për t’u siguruar që gjërat të funksionojnë. Në këtë rast, mobilizimi ishte për të përfituar nga fondi i bashkisë, që financon gjysmën e çdo investimi në pallat, për t’u siguruar që edhe komuniteti ka dhënë diçka, të cilën do ta ruajë.
KOHA JONË SONDAZH

