Veliaj: Bashkia e Tiranës, 7 gjëra në 7ditë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë bilancin e punës për dy javët e para të bashkisë së Tiranës, duke publikuar në statusin e tij Facebook një poster shpjegues, qe e titullon 7 gjëra konkrete në 7 ditë.

“Bilanci i Javës 2-të. Bashkia e Tiranës në shërbim të qytetarëve çdo ditë të javës me nga një punë konkrete. Faleminderit! ‪#‎TiranaNePune”, shkruan Veliaj në stausin e tij Facebook.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, në posterin shpjegues të publikuar në statusin e tij paraditen e së shtunës, rëndit realizimet, duke nisur me shpërndarjen e banesave sociale, riparimin e bulevardit dhe pastrimin e lumit Lana.

“Nisja e punës për rregullimin e shtratit të lumit të Tiranës, riparimi i piramidës dhe parkut përreth, liqeni i Kasharit-parku i tretë i Tiranës dhe filluam asfaltimin e rrugëve në qytet”, janë përzgjedhjet e kryebashkiakut Veliaj që ka publikuar sot. 

SHKARKO APP