Veliaj: Bashkia me kompani transporti urban, të shpërndajë edhe abonetë
Bashkia e Tiranës propozon ngritjen e një kompania transporti të menaxhuar nga veta bashkia e kryeqytetit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha sot para anëtarëve të Këshillit Bashkiak se kompanitë private të transportit publik kanë krijuar kartelin e tyre, duke marrë peng qytetarët.
Ai tha gjithashtu edhe abonetë duhet të shpërndahen nga Bashkia dhe jo nga kompanitë private.
“Është shumë kollaj që me një snobizëm të papjekur t’i lësh njerëzit pa transport ku kompanitë marrin peng dhe mes tyre kanë krijuar një kartel ku nuk e lëvizin autobusin pa marrë atë që duan. E vetmja mënyrë që ta thyejmë këtë monopol është të krijojmë një kompani që ta menaxhojmë vet. Të bëjmë të njëjtën gjë me bashki që mund të kenë provojë dhe vetëm duke qenë në treg nuk na merr peng njeri nga kompanitë e pastrimit. I themi: nuk e bën mirë? Ik! E bëjmë vetë! Duke ditur që bashkia ka vetë operator, po të shikosh kompanitë sot e pastrojnë më mirë. Pse? Duan fitimin e tyre. Një agjenci publike e bashkisë së Tiranës, ndoshta me një bashki tjetër për të lehtësuar pak barrën e kapitalit. Autobusët janë të shtrenjtë sot dhe e dyta bashkia të bëjë shpërndarjen e abonesë dhe t’ua heqë kompanive me vendim të këshillit bashkiak”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

