Veliaj: Botën s’e ndryshojnë tallësit, por menaxherët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bën të ditur qytetarëve që të vizitojnë njësinë e tyre administrative për t’u njohur me administratorët e rinj që do të jenë në shërbim të qytetarëve çdo ditë të javës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, u shpreh paraditen e sotme se “Nga dje, 24 administratorë në punë 24/7 në çdo njësi të Tiranës. Vizito njësinë tënde për t’u njohur me administratorin e ri dhe na informo për shërbimet aty. Botën s’e ndryshojnë tallësit, por menaxherët! ‪#‎Ndryshim ‪#‎BesoDheKontrollo”.

Veliaj në ditën e dytë të punës ka prezantuar 24 administratorët e rinj të kryeqytetit, te cilet që nga sot kanë nisur punën, por në fund të postimit të tij që e shoqëron më një set fotosh, ironizon paraardhësin e tij, duke pohuar se “Botën s’e ndryshojnë tallësit, por menaxherët”.

SHKARKO APP