Veliaj: Bursa për fëmijët e familjeve në nevojë

Gjatë takimit me të rinjtë e Njësisë 1, kryebashkiaku Veliaj ndau edhe disa lajme të mira, me në fokus shtimin e terreneve sportive dhe krijimin e mundësisë për të mësuar falas në Qendrën TUMO për fëmijët e familjeve në nevojë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të të rinjve, Veliaj tha se në qytet janë identifikuar rreth 100 hapësira, të cilat do të shndërrohen në terrene sportive. “Kemi një projekt të ri për Tiranën: Kemi identifikuar 100 hapësira për 100 fusha sportive. Në qoftë se këtë vit, e kishim fokusin te rinia, duam që vitin tjetër t’ia kushtojmë vëmendjen infrastrukturës sportive. Sigurisht, do na japë shumë dorë fakti që Tirana – është në finale – mund të fitojë titullin “Qyteti Evropian i Sportit”, theksoi Veliaj.

Lajmi tjetër i mirë ishte fushata për bursa për të rinjtë dhe fëmijët e apasionuar pas teknologjisë, sidomos për ata që nuk kanë mundësi ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?