Veliaj do mbledh keshillin bashkiak të enjten

 

 

Bazuar në ligjin Nr.8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 31, njoftoj thirrjen e mbledhjes se Këshillit Bashkiak, ditën e Enjte, datë 13.08.2015, ora 11.00,  në sallën e Këshillit Bashkiak, me rendin e ditës si vijon:

1.      Për plotësimin e vendeve vakant në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pas dorëzimit të mandatit nga znj. Brunilda Paskali dhe znj. Adelina Albrahimi.

2.      P/Vendim; Për “Një shtesë dhe ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës nr.28, datë 23.12.2014, “Për miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2015-2017 dhe detajimin e Buxhetit të Bashkisë  së Tiranës për vitin 2015”(i ndryshuar), në zbatim të reformës së re administrative territoriale.

  1. P/Vendim:  Për “Disa Shtesa dhe ndryshime në VKB Nr.3 Datë 05.02.2007 “Për Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore në Qytetin e Tiranës”, (i ndryshuar).

4.      P/Vendim;Për“Disa ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të Njësive Administrative të Tiranës”.

5.      P/Vendim: Për‘’Përzgjedhjen e listës së aplikuesve, përfitues të programit të banesave sociale me qera, në zonën e Shkozës, ish-fonderia mekanike”.

  1. P/Vendim:Për“Miratimi i dhënies së ndihmës ekonomike dhe pagesës për PAK e Invalidët e Punës për periudhën 1-31 Korrik 2015”.

 

SHKARKO APP