Veliaj: “Do ta anulloj planin urbanistik të Bashës

 

"Eshtë një plan për të mbështetur ndërtuesit dhe jo qytetarët" kështu ka thënë Erion Veliaj për planin Urbanistik të miratuar nga Lulzim Basha duke premtuar në një takim me ambientalistët se ai do ta anulojë atë nëse ngjitet në krye të Bashkisë së Tiranës. Duke u ndalur tek plani rregullues i kryeqytetit, Veliaj tha se nuk pajtohet me të, pasi sipas tij mungojnë hapësirat e gjelbra. pak ditë më parë veliaj kishte premtuar një Moratorium për ndalimin e ndërtimit në Tiranë nëse ai fitonte. Por der më tani ai nuk ka specifikuar se cila është filozofia e tij për një plan të ri dhe se cfarë kupton me këtë moratorium.

SHKARKO APP