Veliaj: Familjet pyesin pse nuk u ndërtua asnjë shkollë, park apo çerdhe

 

Në prezantimin e 61 kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Europiane, kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se fushata për zgjedhjet e 21 qershorit është fushata për të zgjidhur çështjet që diskutohen në tavolinën e çdo familjeje shqiptare.

“Në familjet shqiptare, kur vjen ora 8 dhe shtrohet darka, nuk bën njeri pyetje të tipit: Kë do të çojmë sot në SHQUP? Si do e rrëzojmë qeverinë? Jo! Njerëzit thonë se në cilën çerdhe do e çojmë fëmijën tonë sepse Tirana sot s’ka asnjë çerdhe të re. Në tavolinën e bukës të familjeve shqiptare, ata pyesin se në cilin kopësht do ta çojmë fëmijën, në cilën shkollë. Sot, çerdhet, kopshtet dhe shkollat e Tiranës kanë trefishin e nxënësve që ka një çerdhe, një kopsht dhe një shkollë në Shqipëri. Nuk ka pse të jetë kështu!”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se në familjet tona, çdo ditë diskutohet se për 4 vjet Bashkia e Tiranës nuk ndërtoi asnjë park të ri, se sa është vonuar transformimi i Tiranës.

SHKARKO APP