FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj fiton në Kushtetuese, Teliti: Pasojë e qëndrimit të mazhorancës. Vijojmë betejën për Tiranën

Erion Veliaj fitoi në Gjykatën Kushtetuese. Kreu i grupit të këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti thotë se ky vendim është pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit të mazhorancës.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen Veliaj është pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit të mazhorancës, e cila refuzoi kërkesën tonë për të pasuruar vendimin e shkarkimit nga Këshilli Bashkiak me shkeljet reale të shumta të kryera nga kryetari i bashkisë, si dhe për t’i garantuar atij të drejtën kushtetuese të mbrojtjes para Këshillit Bashkiak. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë dhe përgjegjësi, ne do vazhdojmë betejën për Tiranën kurdo qofshin zgjedhjet”, shkruan Teliti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?