Veliaj flet për emrin e djalit: Do jetë shqiptar dhe tirons

Gjatë fjalës së tij në nisjen e Maratonën së Tiranës, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar se nuk do të marrë pjesë personalisht në garë, pasi i duhet të vrapojë për në Maternitet tek bashkëshortja e tij, e cila solli dje në jetë një djalë.

“Shumë më kanë pyetur nëse do marr pjesë në maratonë. Edhe unë do marr pjesë në maratonë, vetëm se do vrapoj për në maternitet meqë u bëra me djalë. Herën tjetër do kthehem dyfish në garë”- tha Veliaj.

I pyetur se cili është emri i përzgjedhur për vogëlushin e sapolindur, Veliaj tha: ”Këtë do ta them pas pak se dua ta konsultoj edhe mamanë. Por e sigurt që do të jetë një emër shqiptar, por edhe tirons”.

SHKARKO APP