Veliaj: Ja faktet për shkeljet e ndërtimit të pallateve 17-katëshe
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një deklaratë për mediat i kërkoi sot Presidentit të Republikës, Bujar Nishani të përgjigjet për shkeljet që sipas tij, janë bërë për ndërtimin e pallateve 17-katëshe.
Madje, Veliaj e cilësoi kreun e shtetit, si zyra e shtypit të Partisë Demokratike duke e cilësuar deri edhe si përçarës të shtetit.
“Në fakt foli vetëm për veten e tij, për partinë e tij, në emer të atyre pak votave që e kanë emeruar president, kur është në ikje të detyrës së tij. Doli vetëm për interesin e tij personal, siç ka bërë në 4 vite dhe asjëherë për interesin publik dhe asnjëherë për shqetësime reale të shoqërisë.Ky është përçarës i vendit dhe jo unifikues i vendit”, tha Veliaj
Po ashtu, ai i kërkoi kreut të shtetit t’u përgjigjej disa fakteve dhe pyetjeve që Bashkia e Tiranës bëri me dije ditën e djeshme.
“Dje, ju jeni njohur me faktet nga Bashkia e Tiranës, dhe është fakt që Lulëzim Basha ka dhënë leje pas monatoriumit për ndertimin, pasi qeveria qëndrore kishte ndaluar ndërtimet në të gjithë territorin, Lulëzim Basha ka dhënë leje në kundërshtim me këtë monatorium. Komiteti i digave nuk e ka aprovuar ndërtimin te parku , për rrezikun që shkakon ndërtimin në atë zonë,s iç u provua nga pallati që ra në Farkë për të cilën bashkia e Tiranës bëri riparimet dhe shpëtoi jetën e qytetarëve. Komiteti i digave nuk e ka aprovuar. Çfarë mendimi ka presidenti për këtë shkelje ? Çfarë mendimi ka presidenti për një leje që është dhënë pa pasur plan të detajuar vendor? Bazuar mbi këto prova, ne kemi kërkuar një gjykim të drejtë në gjykatë. Gjykimi që na u ofrua nuk ishte i drejtë. Kësaj herë viktima e padrejtësisë ishte bashkia e tiranës”, nenvizoi ai. Gjithashtu, ai tha se nderrimi i trupës gjykuese, përbën një tjeter fakt për korrupsion.
“Ajo që na bëri përshtypje ishte që seanca ishte jashtë rradhe. Si ka mundësi që kërkojmë të respektohet rradha, ndërkohë që ky gjyq del përpara, dhe njerëzit kanë vite që presin një gjyq. Dhe një javë përpara, ndërrohet trupa gjykuese, me vendim të presidentit, e cila do të gjykojë këtë çështje”, sqaroi Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

