Veliaj jep lajmin e mirë: Mundësi të re për bonus qiraje dhe kredi të buta për familjet e reja

Familjet dhe çiftet e reja në kryeqytet që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë të re sipas normave të interesave të tregut, do të përfitojnë nga mundësitë e reja që Bashkia e Tiranës do të krijojë këtë vit për programin e kredisë së butë dhe për bonusin e qirasë.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se mbështetja për familjet e reja është një nga prioritetet e Bashkisë.

“Pika që reflektohet në këtë ndryshim buxheti ka të bëjë me atë që quhet bonusi i strehimit. Ne kemi marrë një sasi të re mundësish për kredi të buta edhe nga Enti i Banesave. Duam ta reflektojmë dhe të hapim një proces tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që ne mund të bëjmë si një nga operatorët që jo vetëm vendos urbanizimin, por dhe që lehtëson familjet e reja në marjen e shtëpisë së parë, është që të kërkojmë sa më shumë ndihmë në mundësitë e kredive te reja dhe ky është një reflektim tjetër dhe bonusi i strehimit që ne e kemi për këtë ndryshim të buxhetit”, theksoi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?