Veliaj jep lajmin e mirë, nis zhvendosja e tregut rom: Pagesë zero te tregu ri, çdo çiban i mbetur fyerje për Tiranën
Aktualitet E Martë, 21 Prill 2020 11:56
Tashmë hyrja nga Kombinati për në Tiranë ka marrë një pamje krejtësisht të re. Pas rikonstruksionit të rrugës me të gjitha standardet nga Vaqarri deri tek Pallati me Shigjeta, Bashkia e Tiranë ka nisur nga puna për zhvendosjen e tregut 500 metra ku komuniteti rom e ka pagesën ZERO dhe distancën me pashë.
Lajmin e mirë e dha vetë kryebashkiaku Veliaj i cili ka publikuar edhe pamjet nga ky transformim që ka nisur, i cili jo vetëm që do të transformojë këtë zonë, por do të ndikojë pozitivisht edhe në ekonominë e vetë familjeve rome që tregojtojnë.
“Rruga P. Shigjeta-Kombinat-Vaqarr është bërë fringo e re! Çdo çiban i mbetur është fyerje për Tiranën, sidomos tregje rrobash të përdorura me tezgat ngjitur në kohë pandemie. Nis puna për zhvendosjen e tregut 500m ku komuniteti rom e ka pagesën ZERO dhe distancën me pashë. Askush nuk do lërë komunitetin rom pa treg.
I riu, më i madh e më shumë hapësirë vetëm pak metra larg!
Por askush gjithashtu nuk duhet t’i përdorë si mish për top për gjobat e ditës ndaj administratës së qytetit që as i kanë hije në 100-vjetor e në kohë pandemie këto çudi urbane”, shkruan Veliaj.
Por askush gjithashtu nuk duhet t’i përdorë si mish për top për gjobat e ditës ndaj administratës së qytetit që as i kanë hije në 100-vjetor e në kohë pandemie këto çudi urbane”, shkruan Veliaj.
Rruga P. Shigjeta-Kombinat-Vaqarr eshte bere fringo e re! Çdo çiban i mbetur eshte fyerje per Tiranen, sidomos tregje rrobash te perdorura me tezgat ngjitur ne kohe pandemie. ?
Nis puna per zhvendosjen e tregut 500m ku komuniteti rom e ka pagesen ZERO dhe distancen me pashe! ? pic.twitter.com/RnzoaIykz6
— Erion Veliaj ?♂️?⚽️?? (@erionveliaj) April 21, 2020