Veliaj: Kemi në dorë që ta kthejmë në një traditë”
Festa e Fërgesës, prezantohen recetat e vjetra të gatimit të Shqipërisë së Mesme
Nga restorantet luksoze me panoramë e deri tek vendet më të vogla, që i dinë pak
njerëz, në Tiranë dhe rrethinat e saj gjithkush mund të provojë varietete të shkëlqyera të
kulinarisë tradicionale.
Recetat e vjetra të gatimit të Shqipërisë së Mesme, u sollën këtë fundjavë me mjeshtëri
nga shefat e mirënjohur të kuzhinës në “Festën e Fërgesës” në Surrel, ndërsa nuk
munguan edhe këngë dhe valle tradicionale tiranase. Festë në të cilën mori pjesë edhe
kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi traditat e zonës dhe potencialet
për zhvillimin e agroturizmit.
“Sot nis një risi, e cila mund të kthehet në traditë dhe në fakt, e kemi vetë në dorë:
tradita bëhet kur ia tregojmë dikujt këtë histori dhe rikthehemi prapë këtu. Siç i bëjmë
njëri-tjetrit tag në fotografi, do të ishte mirë t’i bëjmë tag Tiranës nga një festë e tillë,
diku me gjelin, diku me vajin e ullirit, diku tjetër me fërgesën apo me domaten e zezë.
Ne jemi vërtet të bekuar sepse sot Tirana urbane është rrethuar nga kjo kurorë e
fshatrave. Shpresoj që ky fshat do të rrisë këtë që lindi sot, për t’u rikthyer vit pas viti
për të treguar histori”, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku solli edhe disa shembuj pozitiv ku falë promovimit të produkteve të
zonës, është rritur edhe ekonomia lokale, duke sjellë më shumë të ardhura për familjet.
“Disa herë kemi pasur debate nëse promovimi i kulturave lokale, i konsumit të
produkteve vendase ka duk apo është vetëm një gjë momentare. Një nga studimet që
kemi bërë është historia e Baldushkut. Nisi si një mini marketing që po bënim për gjelat
e Baldushkut. Kur llogaritëm që shitja e gjelave kishte shkuar në nivelin 4 milion euro,
do të thotë që është mjaftueshëm për të gjitha ekonomitë që rrisnin tufa 100-200-250
gjela për të jetuar gjithë pjesën tjetër të vitit me dinjitet”, tha ai, teksa u bëri thirrje
qytetarëve që të konsumojnë më shumë produkte të zonës, duke ndihmuar në këtë
mënyrë edhe ekonominë vendase.
“Kur ti blen një produkt vendas, nuk po blen vetëm drekën ose darkën e Vitit të Ri, por
po blen edhe rrobat e shkollës dhe librat dhe ushqimin për një familje gjatë një viti.
Atëherë ndryshoi komplet mënyra se si u prezantua historia e Baldushkut”, deklaroi
Veliaj.
Në fund, u bë edhe shpërndarja e çertifikatave për pranimin e shef Ismet Shehut dhe Ilir
Hysajt në “Aleancën e Shefave Slow Food”.

KOHA JONË SONDAZH

