Veliaj: Kënaqësi të kishim Anastacian në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur këngëtaren e njohur amerikane Anastacia,  për performancën e saj mbrëmjen e të martës, në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook’, Veliaj shpreh kënaqësine e tij për koncertin e mrekullueshëm, që këngëtarja e njohur dha mbrëmë për të gjithë shqiptarët.

“Kënaqësi të kishim Anastacian në Tiranë. Faleminderit për një koncert të mrekullueshëm”, shkruan Veliaj në “Facebook.

Nën kujdesin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, Anastacia e konsideruar si një ndër zërat më të njohur në botë këndoi live këngët e saj më të pëlqyera ndër vite si hiteet ,”Sick & Tired”, ‘Not that kind”,” Left outside alone”, etj.

Këngëtarja e njohur e hiteve të suksesshme, si “Paid my Dues” apo “I’m Outta Love”, e njohur për adrenalinën dhe emocionet e gjalla që përcjell në koncertet e saj, erdhi në Shqipëri në vijim të turit të saj botëror “Resurrection”.E çiltër, komunikuese dhe mjaft energjike këngëtarja arriti të përçojë energji pozitive tek publiku.

Gjithashtu, mbrëmjen e djeshme,  ajo nuk la përmendur edhe luftën e saj kundër kancerit, sëmundje të cilën ajo e ka mundur dhe ka arritur të fitojë. Ky koncert ishte një mesazh sensibilizues nga këngëtarja që njerëzit të jenë më të fortë ndaj vështirësive të jetës.

Albumi i saj i fundit quhet “Ringjallje”, album që përcjell mesazhe shprese që inkurajojnë çdo kënd për gjetjen e forcës vetjake dhe pozitivitetit të plotë. 

SHKARKO APP