Veliaj këshillon ku ta çojnë shokun, me siguri jo për kafe
Kryeqyteti tashmë do të ketë një bibliotekë të re. E dinim, por lajmi tani është se ajo po përfundon, dhe duket kaq bukur.
“Jo jo shoku, nuk është për kafe, po për libra ???? Thuajse gati biblioteka e re “Musine Kokalari” e Nj. 7! Është lajm i mirë për një qytet kur bibliotekat bëhen më të mira se kafenetë luksoze ????”, shkruan Veliaj në fotot e postuara në Instagram.
Rikonstruksioni i biliotekës “Musine Kokalari” është pjesë e projektit të rijetësimit të bibliotekave të lagjeve në Tiranë. Tani të apasionuarit pas leximit, do ta kenë në lagje bibliotekën.
https://www.instagram.com/p/Bcow7_fHQj0/?taken-by=erionveliaj

