Veliaj: Konferenca e Pezës, frymëzim për shoqërinë sot

Dhjetëra veteranë lufte, përfaqësues të ekzekutivit, deputetë e drejtues të pushtetit vendor, morën sot pjesë në përkujtimin e 74-vjetorit të Konferencës së Pezës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast në lapidarin që përkujton këtë ngjarje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  theksoi se Konferenca e Pezës përcaktoi së pari pozicionimin e Shqipërisë në luftë në anën e aleatëve kundër pushtuesve.

Kjo sipas tij,  është arsyeja, që çdo 16 shtator Peza kujton veprën e një brezi që u ngrit në lartësinë e sfidave që i renditi historia. Ai shtoi se sakrifica dhe idealizmi i atyre të rinjve duhet të jetë motivues edhe për shoqërinë tonë për të menduar dhe kontribuar më shumë, se si vendi ynë mund të bëhet më i mirë

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ky ishte momenti kur shqiptarët ditën të luftojnë dhe të punojnë për një kauzë që e nderoi brezin e tyre dhe që e kujtojmë edhe 74 vite më pas; të atyre që luftuan dhe na bënë të gjithëve krenarë, përfshirë edhe ne që jemi këtu sot”, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, theksoi se ata që morën pjesë në këtë Konferencë 74 vite më parë, para se të ishin nacionalistë apo përfaqësues të feve dhe krahinave të ndryshme, ishin patriotë që e donin vendin.

“Qëllimi ynë për ta integruar vendin plotësisht në Bashkimin Evropian është një amanet që ua kemi borxh pikërisht gjithë përpjekjeve idealiste që janë bërë ndër breza për ta parë Shqipërinë të ndriçuar”, theksoi Peleshi në fjalën e tij.

Më pas të pranishmit bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe para memorialit të patriotit Myslym Peza. Aktivitetet do vijojnë gjatë gjithë ditës së sotme deri në 18 shtator.

veliaj-ne-pez-1.jpg

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?