Veliaj konfirmon hetimin e Bashës: Dosje për 17 leje ndërtimi

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, konfirmoi sot kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për verifikim të lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkia e Tiranës nga 3 qershori i vitit 2013 deri në 29 korrik të vitit 2014.

Duke folur për mediat, Veliaj tha se bëhet fjalë për 17 leje ndërtimi, për të cilat administrata e Bashkisë po përgatit dosjet për t’ia dorëzuar organit të akuzës.

Veliaj sqaroi gjithashtu se kjo ka qenë një kërkesë e hershme e Prokurorisë, por që është rinovuar me konstituimin e Bashkisë së re në pamundësi për marrjen e informacionin nga qeverisja lokale e kaluar.

“Kam një kërkesë të Prokurorisë për një akuzë shumë të rëndë, mbaj mend 17 leje ndërtimi dhe sigurisht i kam kërkuar stafit të Bashkisë që të bashkëpunojë plotësisht me Prokurorinë. Me sa duket kjo ishte e pamundur me Bashkinë e kaluar, nuk ka pasur një bashkëpunim. Prokuroria rinovoi kërkesën që Bashkia ti jepte të gjithë dokumentacionin, stafi Bashkisë po përgatiot dosjet për të 17 lejet që ka kërkuar të hetojë prokuroria. Nuk ndjehem mirë që Bashkia e Tiranës është nën një situatë të tillë, ku po hetohet prokuroria megjithatë është një mënyrë e mirë për të vendosur një strandard të ri që do shërbejë për të pasur transparencë në të gjithë vitet që do të vinë”, tha Veliaj.

 

SHKARKO APP