Veliaj: Ku vallë ishte parku i tyre ‘vizionar’ tek beton-projekti?

Në përgjigje të pretendimeve të Partisë Demokratike se projekti i ri i bulevardit ka më pak gjelbërim, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka preferuar që t’u përgjigjet me një foto të planit që vetë demokratët kishin miratuar.

Në një postim në rrjetin social Twitter, kryebashkiaku i Tiranës ka publikuar pamje të projektit të miratuar nga Lulzim Basha, i cili tregon qartë bulevardin e ri të rrethuar nga pallate shumëkatëshe.

“Rrënuan bashkinë 4 vjet, ende s’u ka dale gjumi me gërhima. Ku valle ishte parku i tyre ‘vizionar’ te ky beton­-projekt?”, shkruan Veliaj. 

SHKARKO APP