Veliaj: Kur pyetem për “Shqipërinë e Madhe” mendoj për “Shqipërinë e Mirë”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një interviste për “Zërin” thotë se kur pyetet për “Shqipërinë e Madhe” mendon për “Shqipërinë e Mirë”. Sipas tij, nëse shqiptarët jetojnë mirë, janë edhe të mëdhenj. Ai sqaron gjithashtu edhe pse nuk është turbo-patriot.

“Nuk jam turbo-patriot, prandaj është mirë për të qenë praktik e jo për të folur si baballarë të kombit. Kur pyetem për “Shqipërinë e Madhe” mendoj për “Shqipërinë e Mirë”, ka pohuar ai.

Numri 1 i kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Veliaj, duke shtuar se nëse shqiptarët kanë qytete të pastra, shkolla të mira, aftësi për treg të punës, ky është koncepti i tij se si Shqipëria bëhet më e mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj tregon se kur kishte marrë drejtimin e Tiranës kishte nisur me rregullimin e Sahatit të Qytetit, si një gjest simbolik për të treguar se nga tani e tutje kryeqendrës së Shqipërisë nuk i ngecën koha.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk duhet të perëndoj dielli në Tiranë nëse Bashkia nuk e ka bërë një punë konkrete atë ditë. Ajo punë mund të jetë mbjellja e 1000 pemëve, hapja e një kopshti të ri, mund të jenë themelet e një shkolle të re, çfarëdo tjetër, por duhet të kemi diçka konkrete para se të perëndojë dielli çdo ditë”, shprehet Veliaj.

Gjatë intervistës për “Zërin” ai ka treguar edhe si e sheh menaxhimin e Prishtinës nga udhëheqja komunale dhe çfarë potenciali sheh tek homologu i tij kosovar, Shpend Ahmeti, për projektet e përbashkëta me komunat që udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë në pesë vende të ndryshme të Ballkanit, për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë, etj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?