Veliaj letër banorëve: Na mbështesni për lirimin e hapësirave publike

Aksioni për çlirimin e hapësirave të zëna publike do të nisë nesër në mëngjes.

Bashkia e Tiranës ka kërkuar sot bashkëpunimin e qytetarëve për aksionin e së shtunës, përmes një letërnjoftimi, e cila po u shpërndahet banorëve të Njësisë 5 nga ku do të nisë ky aksion.

Në letër njoftohet se më datë 15 gusht, Bashkia e Tiranës bashkë me INUV dhe Policinë Bashkiake do të nisë aksionin për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme, si dhe rehabilitimin e tyre, sipas urdhrit të lëshuar sot nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ku përcaktohet edhe plani i punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një javë më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës kishte premtuar nisjen e këtij aksioni. Përmes një publikimi sot në mëngjes në rrjetin social “Twitter”, Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për aksionin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duke nisur nga dita e shtunë, datë 15 gusht 2015, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor dhe Policinë Bashkiake, do të ndërmarrë një aksion për çlirimin e të gjitha hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme në Njësinë Administrative nr. 5 si dhe për rehabilitimin e tyre. Për këtë arsye, ju lutemi në bashkëpunimin tuaj. Na ndihmoni të mbajnë pastër qytetin dhe të krijojmë më shumë hapësira të gjelbra në Tiranën tonë”, shkruan Veliaj. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?