Veliaj: Liqeni Artificial ka marrë certifikatën e pastërtisë

Moli i parkut të Liqenit është rehabilituar me mbështetjen e Kryqit të Kuq dhe është një vepër që i kushtohet themeluesit të kësaj organizate, Henry Dunant.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se falë punës së bërë në këto dy vite e gjysmë, Parku i Liqenit është kthyer nga një hapësirë e uzurpuar dhe e mbushur me plehra, në një mjedis i frekuentueshëm nga të gjithë qytetarët.

“Ky liqen deri përpara dy vite e gjysmë ishte në listën e zezë, si një ndër zonat më të ndotura, jo vetëm të Tiranës dhe Shqipërisë, por gjithë Ballkanit. Një gropë e madhe septike, ku hidheshin ujërat e zeza dhe plehrat. Ne sapo kemi marrë flamurin e bardhë të dhënë nga Organizata Ndërkombëtare ‘White Flag’, që e ka certifikuar tashmë si një liqen të pastër, ku shumë shpejt do të fillojmë edhe lojërat e ujit, edhe notin, për të rikthyer traditën e dikurshme, kur liqeni nuk ndotej dhe nuk shihej si prona e askujt, por si prona jonë e përbashkët, i bukur dhe i pastër”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moli ekzistues iu nënshtrua rikonstruksionit total dhe është pajisur me ndriçim për orët e mbrëmjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse përveshim mëngët dhe me të njëjtin zell siç transformuam këtë hapësirë dhe gjithë mikrohapësirat rreth këtij liqeni, do të vijojmë të punojmë me Tiranën, atëherë ditët më të mira i kemi përpara”, siguroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se këto investime kanë gjeneruar një energji në të gjithë Tiranën, duke e transformuar qytetin tërësisht. “Kjo hapësirë këtu, në thelb është një gjilpërë e vogël në trupin e madh të Tiranës. Mjafton vetëm të shohim këtë hapësirë dhe kuptojmë se si mund ta transformojmë qytetin. Mjafton vetëm të bëjmë një xhiro në rrjetin e ri të biçikletave, të vrapit apo shtigjeve ku kanë filluar të ecin njerëzit, për të kuptuar se qyteti është produkt i këtyre ndërhyrjeve të vogla”, tha Veliaj, teksa u shprehu mirënjohjen vullnetarëve të Kryqt të Kuq, të cilët kanë dhënë një ndihmë të çmuar në mjaft nisma të Bashkisë së Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?