Veliaj: Lulin po mundohen ta mbajnë me pilula

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka “sulmuar” vendimin e Presidentit Ilir Meta për datën e zgjedhjeve. Duke folur nga Farka gjatë prezantimit të programit për katër vitet e ardhshme, Veliaj tha se Luli ka treguar se nuk është i aftë dhe nuk bëhet më.

“Ne të vazhdojmë punën, rrugën dhe drejtimin e duhur për Tiranën tonë. Jam entuziast se shumica e popullit shqiptar nuk shkuan pas një guri që hodhi njëri në lumë. Sot nuk ka asnjë pengesë pse qytetarët të mos zgjedhin politikanët e duhur. Presidenti e provoi që t’i japë Lulit një dorë. Po Lulit jepi ça të duash nuk bëhet më. E kishte Tiranën në dorë 4 vite. Lulin po mundohen ta mbajnë me shiringa me pilula, po nuk bëhet më. Këtu në Farkë s’kishte autobus të vinte këtu, nuk kishte një kopsht, një çerdhe. E menaxhonte Loni këtu. Duket sikur ka qenë para 100 viteve, por ka qenë para pak. Sot i kemi thënë lamtumirë dekreteve, lamtumirë atyre që na bllokojnë”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?