Veliaj me të rinjtë e Njësisë 3: Kartë sociale me shërbime falas edhe për të moshuarit

Në vijim të turit në Njësinë 3, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha koha e vështirë në të cilën po jetojmë për shkak të luftës në Ukrainë, na bën edhe më solidarë me njëri-tjetrin.

Veliaj ndau një lajm të mirë për t’u ardhur në ndihmë familjeve më në nevojë në kohë krize, si krijimi i një karte sociale për të moshuarit. Sipas Veliajt, këto janë shtresat më vulnerabël të shoqërisë, që kanë nevojë për ‘dorën mbështetëse’ të qeverisë dhe bashkisë.

Siç kemi kartën e studentit, ka ardhur koha të bëjmë një kartë sociale për të moshuarit. Dora e dukshme e qeverisë dhe e bashkisë në këtë rast, është më efikase kur ndërhyn në pikat më vulnerabël të shoqërisë, siç janë studentët dhe të moshuarit. Jemi në pikën kur po bëjmë disa llogaritje nëse është koha të ofrojmë të njëjtën paketë edhe për të moshuarit: pra, transport publik falas, apo edhe disa shërbime siç janë mensat, teatri, operat, muzetë, që mund të jepen me çmime të reduktuara për këtë grupmoshë, e cila është më vulnerabël, por sa herë ka një krizë të madhe, gjendet edhe më në vështirësi se të tjerët”, tha Veliaj.

I pyetur se çfarë u sugjeron të rinjve të studiojnë, Veliaj tha se mjafton që ata të fokusohen te e ardhmja.

SHKARKO APP