Veliaj merr sot Bashkinë e Tiranës me 4 nënkryetarë

Erion Veliaj merr sot zyrtarisht detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Nënkryetari demokrat, Enno Bozdo, pritet t'i dorëzojë Kryebashkiakut socialist projektet dhe dosjet e punes.

Mësohet se në ceremoninë e betimit që do të zhvillohet paraditen e sotme, Veliaj ka ftuar të jenë të pranishëm dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare

Ndërkaq, fituesi i zgjedhjeve të 21 qershorit 2015 do t’i drejtohet Bashkise se Tiranes me një armatë prej 4 nënkryetarësh Brunilda Paskali e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Arbian Mazniku i PS, Andi Seferi i Frymës së Re Demokratike dhe pritet të konfirmohet edhe emri i nënkryetarit të katërt nga PDIU.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa në ambientet e punës në Bashki, gjithçka vijon normalisht pasi i vetmi ndryshim per momentin është përqëndruar në zyrën e kryetarit të Bashkisë, e cila sot po transformohej me shijet e drejtuesit te ri Erion Veliaj, pasi stafi i tij po kujdesej per aredimin dhe bojen e re te mureve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?