Veliaj: Mural Fest Tirana rikthehet edhe këtë vit! Artistë nga e gjithë bota vijnë për t’ju dhuruar piktura pranë lagjes tuaj
Nga 24 gushti, artistë nga e gjithë bota do të udhëtojnë drejt Tiranës për artin e magjishëm të ngjyrave murale. Lajmin e ka dhënë vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përmes një postimi në rrjete sociale.
“Mural Fest Tirana vjen edhe këtë vit! Nga 24 gushti, artistë nga e gjithë bota udhëtojnë drejt Tiranës për artin e magjishëm të ngjyrave murale”, shkruan Veliaj.
Pjesë e Mural Fest priten të jenë artistë urbanë me famë ndërkombëtare nga Gjermania, Italia, Spanja, Greqia, Indonezia, etj. Ky event i kthyer tashmë në një traditë për kryeqytetin, është një festival ngjyrash, ku vepra shkrihet me fasadën përkatëse në varësi të hapësirës urbane që do të zërë.