Veliaj ndez fushatën: Aktet antike me zjarr, bojë, vezë e tritol janë sjellje humbësash!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të djegies së kazanëve dhe koshave të mbeturinave nga militantët e opozitës në kryeqytet duke i cilësuar ato si aktedëshpërimi të Partisë së Dhunës (PD).

Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj thekson se ata që sot bëjnë akte të tilla dhune në të njëjtën kohë me vendosjen e tritoneve shtyllave të tensionit, provuan se gjatë katër viteve që drejtuan Bashkinë e Tiranës, nuk e deshën dhe nuk i shërbyen qytetit.

“Zjarret në TR në të njëjtën kohë me tritolet e shtyllave të tensionit, janë akte dëshpërimi të Partisë së Dhunës (PD) E drejtuan TR 4 vite, kurrë nuk e deshën e i shërbyen”, shkruan Veliaj, teksa i fton qytetarët që të marrin pjesë masivisht në takimin “Bashkia që duam” do të mbahet më 23 mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Aktet antike me zjarr, bojë, vezë e tritol janë sjellje humbësash! Tirana që Duam në 23 Mars”, shkruan Veliaj

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?