Veliaj në familjen Rasha: Përpara ecet me drejtësi, jo me vandalizëm
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur përsëri në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie pak ditë më patë.
I ndodhur në Golem e cila u pajis me certifikatën e pronësisë, ka thënë se kishte vizituar familjen Rasha për ngushëllim, teksa shprehu vlerësime për familjarët e viktimës.
Veliaj tha se babai i viktimës i kishte dhënë mesazhin se duhet të punojmë dhe të ecim përpara me mirësi, jo me dhunë dhe vandalizëm.
Ai është shprehur se politika nuk duhet të ndërhyjë tek protestat, pasi në të kundërt prishte politika.
“Sot kam patur një ditë reflektimi, teksa kalova pak kohë me babain fisnik të Klodian Rashës dhe familjen e tij dinjitoze, të cilët më dhanë një mesazh: Se duhet të punojmë dhe të ecim përpara me mirësi, jo me dhunë, jo më vandalizëm. Ka një kohë për shi, ka edhe një kohë për diell; ka një kohë për t’u rrëzuar, ka edhe një kohë për t’u ngritur; ka një kohë për të prishur, ka edhe një kohë për të ndërtuar. Shqipëria është vendi ynë, Tirana është vendi ynë, Kavaja është vendi ynë! Nuk shkon ta prishim, as ta shkatërrojmë. Nxjerrja e dufit justifikohet deri në njëfarë mase. Por, kur politika hyn në mes drejtësia prishet, prishen parimet dhe harmonia në komunitet. Politizimi dhe përdorimi i dhunës për kauza politike nuk shkon. Ka kuptim për sa kohë kërkohet drejtësi dhe drejtësi do të ketë! Por, nuk ka mirëkuptim nëse dikush fut hundët e partisë në zemëratën legjitime që mund të kenë njerëzit”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.