Veliaj: Në gatishmëri për çdo nevojë të qytetarëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar pasditen e sotme administratorët e njësisë Nr.1 dhe Nr.2 në Tiranë dhe u ka kërkuar që të jenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

Veliaj në fjalën e tij tha se “Puna e administratorit është një punë e bukur dhe e vështirë njëherazi dhe duke ju uruar suksese, ju kërkoj që të jeni në punë për t’u shërbyer qytetarëve për çdo preblematikë, pasi ne do të mbajmë premtimet dhe do të fillojmë më ndarjen 202 banesave sociale dhe të gjithë shërbimet që u nevoiten qytetarëve. Ne kemi nisur betejën me pastrimin e Tiranës dhe kjo është një betejë që ne e kemi në dorë për ta mbajtur Tiranën pastër dhe këtu nga njësia 1 dhe 2 do të vazhdojmë pastrimin për ta finalizuar me 4 shtator në aksionin e madh për pastrimin e Tiranës, pasi qyteti ynë është prona jonë e përbashkët”.

Po ashtu, kryetari i Bashkisë, Veliaj, theksoi se “kërkojmë një skanim të problematikave që nga njësitë tuaj për të vijuar nesër me njësinë Nr 5, pasi shohim se trotuaret dhe hapësirat publike janë zënë dhe ne do ua kthejmë qytetarëve. Dua gjithashtu të keni parasysh inspektimin arsimor, pasi duhet të jemi të gjithë në gatishmëri të plotë për nisjen e vitit të ri shkollor, që çerdhet dhe kopshtet të jenë gati në shtator. Dua që përveç listave të problematikave edhe listën e nevojave të investimeve. Ne do ta kthejmë stacionin e shërbimeve të njësive si sporteli numër një në shërbim të qytetarëve, ku qytetarët të marrin shërbimet e duhura si, certifikatat, pasi ka njerëz në nevojë që nuk ngjisin shkallët dhe ne do të fillojmë nga përshtatja e kushteve dhe pastaj një inventar të të gjithë problematikave që në shtator të nisim punën”.

SHKARKO APP