Veliaj: Në një organizatë ku ka 1000 gara në vit dhe mbi 11 mijë punonjës, mund të ketë edhe problematika
I ftuar në Top Story, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pyetur për situatën e tij me shëndetin dhe organizatën që ai drejton, tha se ka qenë një javë sfiduese, por theksoi se në një institucion ku ka mbi 1000 gara dhe mbi 11 mijë punonjës, mund të ketë edhe problematika.
“Ka qenë një javë sfiduese, edhe për shëndetin personal, dhe siç e thashë edhe për shëndetin e organizatës që drejtoj. Është një organizatë që kryen 1000 gara në vit, pra and në një vit kalendarik janë disa qindra, disa herë 1000 disa herë më pak se 1000 dhe ka një procedurë se si kompanitë garojnë, se si kompanitë ankohen në KPP dhe sigurisht në 1000 gara, apo në 11 mijë vetë staf të Bashkisë së Tiranës, ka një probabilitet që të ketë problematika dhe kjo është arsyeja pse ne i kemi ndarë këto punë.
Unë kam qenë ministër në 2015, para se të kandidoja për Bashkinë e Tiranës dhe mbaj mend takimin e grupit tonë parlamentar ku kryeministri tha: E kemi thënë në fushatë dhe ne do e bëjmë realitet këtë historinë e reformës në drejtësi.
Pra nga një vend ku prokurorja ishte lavire bulevardi, në një vend ku pasi dështoi me dhimbje barku rruga Durrës-Kukës të hetohej u shkarkua Dhori Sollaku, në një vend ku jo vetëm Bashkia por çdo bashki, çdo qeveri, çdo ministër dhe drejtor duhet të japë llogari”, tha Veliaj.