Kryeministri Rama takim me nënkryetarët në Bashkinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka shkuar paraditen e sotme në Bashkinë e Tiranës.

Mësohet se Rama ka zhvilluar një takim me nënkryetarët e Bashkisë.

Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky takim vjen një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se brenda dy-tre ditëve, Veliaj pritet t’i delegojë firmën e kryetarit njërit prej nënkryetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia e Tiranës ka tre nënkryetarë Anuela Ristani, Andi Seferi dhe Keti Luarasi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?