Veliaj: Nesër përmbytje në Tiranë, shmangni lëvizjet
Nesër pritet të ketë përmbytje në kryeqytet.
Një fakt i tillë u deklarua nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Teksa ishte i pranishëm së bashku me ministrin e Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, në inspektimin e punimeve për ndërtimin e Unazës së Re në Tiranë, Veliaj pohoi se qytetarët duhet të shmangin nesër lëvizjet nga ora 14:00-19:00.
“Abuzimet me ndërtimet do sjellin në vëmendje këtë zonë për përmbytjet. Nesër parashikoj se do të ketë përmbytje në Tiranë, ndaj i kërkoj qytetarëve që të evitojnë udhëtimi nga ora 14:0019;00, pasi rreth 400 njerëz tanët do jenë në terren për të punuar. Ju bëjë thirrje të gjithëve të kenë kujdes. Edhe në Angli ka pasur sot përmbytje. Kemi situata të ngjashme të lëna nga administrata e kaluar. Tani jemi në situatën që me paratë e të ndershme po mbushen gropat”, tha Veliaj.
Teksa u ndal tek projekti i Unazës së Madhe, kryetari i Bashkisë së Tiranës pohoi se nga ky projekt do të jepen të gjitha shpronësimet.
Nga ana tjetër, Veliaj theksoi se këto shpronësime do të bëhen ndonëse disa kanë marrë leje në mënyrë të paligjshme.
“Shqiptarët që paguajnë taksa, duhet të paguajnë për shpronësime, që janë legalizuar dhe hipotekuar mbi kolektorë, dhe kabllo elektrikë dhe duhet të bëjmë akrobacira të tilla që janë kryer në mënyrë të paligjshme. Dhe në rastin përmbytjeve, duhet të shpronësojmë njerëz qe të kalojë kolektori dhe investimi mos të shkoj dëm. I jemi rikthyer pas 2 vitesh bashkëpunimit me ministrinë. Tirana meriton të ketë një paragjykim pozitiv, ndaj duhet të ketë prioritet dhe të ketë financime ekstra, dhe lotët e tjera edhe mund të presin. Parashikimi është se këtë vepër do e kemi të përfunduar në fund të vitit, ose dhe 3 muaj para afatit. Kjo është një përpjeke për të mos kaluar afatin. Projekti i Unazës së Madhe kërkon miliona dollarë. Ne kemi përcaktuar fondin e shpronësimeve mbi kolektor dhe që kanë marrë statusin për shpronësim. Edhe bashkia dhe ministria kanë buxhetuar dhe do bëhen shpronësimet.”, deklaroi Veliaj.
Ai ndër të tjera nuk kursehu as ironinë, ndërsa tha se edhe tre pllaka të shtrosh në Shqipëri, duhet tu rrish tek koka, jo më të bësh një projekt me kaq rëndësi.
“Ndaj po i rrimë tek koka bashkë me ministrin”, tha ai.