Veliaj: Nga sot ndalojmë degradimin dhe vandalizimin e Monumentit të Pavarësisë

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur punën duke u kujdesur për meremetimin e Monomentit të Pavarësisë në Tiranë, duke deklaruar se do të marrë fund vandalizmi ndaj tij.

Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social sot ne mesdite, shprehet: ” “Tualeti” më i shtrenjtë në Tiranë. Nga sot ndalojmë degradimin dhe vandalizimin e Monumentit të Pavarësisë, për ta pasur gati në 28 Nëntor. ‪#‎TiranaNëPunë”.

Kryetari i bashkise, Veliaj, e shoqëron postimin me një sërë fotosh lidhur me punen që ka nisur per meremetimin e Monumentit të Pavarësisë. 

SHKARKO APP