Kryebashkiaku Veliaj nga Tokio: Teatri nuk ekziston më. Vijojmë procedurat për ndërtimin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur nga Tokio, ku ndodhet për Lojërat Olimpike, për vendimin e qeverisë që i kaloi në pronësi të bashkisë truallin e Teatrit Kombëtar..

Kryebashkiaku Veliaj tha se kalon në pronësi vetëm trualli dhe jo ndërtesa, e cila nuk ekziston më dhe se ky vendim nuk bie ndesh me atë të Gjykatës Kushtetuese.

Është vetëm trualli, jo me një ndërtesë që nuk ekziston. Është korrigjuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, na mundëson të vazhdojmë me procedurat për ndërtimin e Teatrit. Nuk bien ndesh me njëra-tjetrën.
Meqë jemi në Tokio, ajo që kam kuptuar është që kombet ecin përpara kur nuk bllokohen projektet.
Stadiumi këtu nuk është aq i ndryshëm apo më i madh dhe më i bukur se Arena Kombëtare. Diferenca është që ne i bëjmë ndryshimet me shumë dhimbje. Stadiume si ky bëjmë dhe ne, e kemi bërë në Tiranë, tha Veliaj.

Pra mesazhi që dha kryebashkiaku Erion Veliaj nga Japonia ishte se do të vazhdojmë punën për Teatrin e ri Kombëtar.

SHKARKO APP