Veliaj nxjerr shkresën e kryebashkiakut të PD: Shprehej pro inceneratorit dhe merrte përsipër të gjitha detyrimet

“Kryetarët e zgjedhur nga PD kanë shprehur pëlqimin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës”. Kështu deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Inceneratorët ku po dëshmon. Sipas tij, ish-kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja, i zgjedhur nga PD, ka bërë edhe një shkresë ku jep pëlqimin për inceneratorin dhe merr përsipër çdo detyrim.

Ai shkon edhe më tej, ku jo vetëm jep pëlqimin, por shpreh gatishmërinë për të plotësuar çdo nevojë dhe paguar çdo kosto me qëllim realizimin e kësaj kontrate”, tha Veliaj, duke lexuar më tej shkresën.

Bashkia Kavajë ne përputhje me kontraten e Koncensionit datë 31.08.2017, mes koncensionarit Integrated Energy BV SPV” dhe Ministrise se Mjedisit “Për ndërtim Landfilli Inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” ne mendre të parevokueshme dhe pa kushte pranojmë dhe deklarojmë se bashkia Kavajë është vënë në dijeni dhe ka pranuar, ka kuptuar të gjitha të drejtat dhe detyrimet që dalin nga kontrata dhe anekset e saj për bashkinë dhe sa më sipër:

Swiss Digital Desktop Reklama

Angazhohemi për të gjitha detyrimet qe rezultojne si te tilla, per bashkine Kavaje, duke perfshire por pa u kufizuar ne kryerjen e te gjitha pagesave per depozitimin dhe perpunimin e mbetjeve, sipas çmimit 29 Euro per ton pa TVSHI dhe konform aneksit perkates, pergjate gjithë kohezgjatjes se marrëveshjes, ose cdo cmimi te modifikuar, konform dispozitave të kontrates. Angazhohemi per te kryer të gjitha veprimet, dhe të permbushim te gjitha detyrimet, qc rezultojne nga kontrata, perfshire gjithashtu pa u kufizuar dhe asistencën ne procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e veprave (ashtu sic definohen ne kontrate), proceset e shpronesimit dhe angazhohemi të shmangemi nga çdo veprim qe shkon kundër dispozitave te kontrates, frymes se saj dhe anekseve te kontratës”, thuhej në shkresën e nxjerrë nga Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?