Veliaj-Panariti: Tregje të reja fruta-perimesh me standarde evropiane

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, takoi në kuadër të bashkëpunimit me dikasteret, ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti.

Gjatë takimit, Veliaj dhe Panariti diskutuan për krijimin e poleve të reja të bujqësisë dhe krijimin e tregjeve të reja të shitjes së fruta-perimeve.

Ministri Panariti nga ana e tij propozoi krijimin e poleve të bujqësisë për t’i shërbyer mbarëvajtjes së zhvillimit të bujqësisë.

Kreu i bashkise se Tiranës i mirëpriti propozimet e ministrit Panariti, duke nënvizuar rëndësinë e krijimit të një standardi evropian në tregjet e reja të shitjes së fruta-perimeve.

SHKARKO APP