Veliaj përfundon Maratonën e tij në Tirana 10K, ja koha që realizoi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha edhe këtë vit shembullin personal duke u bërë pjesë Maratonës së Tiranës. Ai garoi në kategorinë Tirana 10K të cilën e realizoi për kohën 01:04:24.945. Pjesëmarrjen e tij në këtë garë ai ia dedikoi të prekurve nga tërmeti i shtatorit, duke kërkuar të sensibilizoi sa më shumë qytetar për ti ardhur në ndihmë familjeve që pësuan dëmtime në banesat e tyre. Mbi 2500 vrapues nga Shqipëria nga më shumë 42 shtete të ndryshme, sfiduan sot veten e tyre në 3 kategori të ndryshme, “Me too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”. Ajo që bëri të veçantë këtë Maratonë ishte itinerari panoramik ku kaloi dhe pjesmarrja e disa sportistëve profesionistë nga vende të ndryshme të botës që kërkuan të thyejnë rekorde.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?