Veliaj: Përmbytjet në Tiranë janë periferike

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për situatën e përmbytjeve në kryeqytet. Veliaj tha se krahasuar me vite më parë, problemet sot janë periferike, ndërsa apeloi qytetarët për bashkëpunim.

”Ka qenë një fundjavë e vështirë, dhe fatmirësisht shirat na kanë dhënë pak frymëmarrje kanë pushuar. Krahasuar me vite më parë ku Lana fryhej e shkonte gjithë unazës sot ngarkesat i kemi periferike, në zona kodrinore, ku janë prerë pemët. Lajmi i mirë është se nuk ka rrezik apo zhvendosje të shtëpisë, por do duhet të bëjmë disa pilotime në disa zona, e kuptoj kanë qenë vitet ‘90 vite të vështira por duhet të japim mesazhin që nga tani e tutje nuk mundet të vazhdojë një ndërtim dokudo sepse ka edhe kosto të lartë betonimi i kodrave, por lajmi më i mirë është që nuk kemi patur tragjedi. Në Dajt, Priskë e Surrel, kemi patur raste problematike, por fatmirësisht pa rrezik për njerëzit. Lus qytetarët për bashkëpunim, jo vetëm tani por edhe në ditët me diell. Kur natyrës ti kthejmë haraçin e mos ndërtojmë kuturu”,-tha Veliaj.

SHKARKO APP