Veliaj pezullon policët që i morën karrocën gruas
Bashkia e Tiranës ka pezulluar nga puna 4 inspektorë bashkiakë pasi këta i kanë sekuestruar makinën e kokoshkave një gruaje në rrugët e kryeqytetit. Videoja e publikuar nga ana e #NismaThurrje tregon momentin kur inspektorët ia marrin makinën e kokoshkave gruas dhe kjo fillon e qan. Gruaja shembet në tokë dhe gati i bie të fikët.
Duket se kanë qenë reagimet e shumta qytetare në rrjetet sociale ato që kanë bërë që Veliaj ti pezullonte nga puna inspektorët.
KOHA JONË SONDAZH

