Veliaj: Po lirojmë sheshet, nuk do të shiten më rroba të përdorura tek “Brryli

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka nisur punën me lirimin e shesheve. Në rrjetin social facebook kryebashkiaku i ri i kryeqytetit ka bërë të ditur se po liron sheshin në zonën e “Brrylit” ku shiteshin rroba të përdorura, duke e shndërruar atë në nëj park.

Me moton Tirana në Punë, Veliaj ka kërkuar edhe mbështetjen e qytetarëve për të mbajtur pastër këto sheshe.

“Nga sot nuk do shiten më rroba të përdorura në sheshin e Brrylit, por park për një nga lagjet më të njohura. Po lirojmë sheshet siç premtuam, na ndihmoni t’i mbajme pastër ju lutem! ‪#‎TiranaNePune”, shkruan Veliaj në rrjetin social facebook.

veliaj

SHKARKO APP