Veliaj poston videon nga “5 Maji”: Lagjet e rindërtimit do shkruajnë historinë urbane të Tiranës
Në lagjen e re që po ndërtohet te Bregu i Lumit në kryeqytet, në kuadër të projektit për Rindërtimin, puna vijon edhe natën që pallatet të jenë sa më shpejt gati. Në mënyrë që banorët e prekur nga tërmeti shumë shpejt të hyjnë në shtëpinë e tyre.
Kryetari i Baskisë së Tiranës Erion Veliaj poston videon në rrjetet sociale ku thekson se lagjet e rindërtimit do shkruajnë historinë urbane të Tiranës.
“Sapo nisi turni i 3-te te #Riverside
Çdo familje e prekur, apartament te ri
Bonus qeraje gjer ne perfundim
Kontrate porosie qe nga java tjeter
Hipoteke dhe çelsat ne dore ne fund Pertej pengesave e trolleve, lagjet e rindertimit do shkruajne historine urbane te TR!”, shkruan Veliaj në Twitter.
Lagjja e re “5 Maji” do të ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë dhe do të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës. Me një infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet te njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.
Sapo nisi turni i 3-te te #Riverside 🏗❤️
▪️Çdo familje e prekur, apartament te ri
▪️Bonus qeraje gjer ne perfundim
▪️Kontrate porosie qe nga java tjeter
▪️Hipoteke dhe çelsat ne dore ne fundPertej pengesave e trolleve, lagjet e rindertimit do shkruajne historine urbane te TR! pic.twitter.com/ZvUDC9798S
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) February 8, 2021