Parkingu i ri nëntokësor te Liqeni i Thatë, Veliaj ndan pamjet: Një lehtësim për qytetarët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale pamjet e projektit të ri për ndërtimin e një parkingu nëntokësor në zonën e Liqenit të Thatë. Ai e ka cilësuar këtë investim si një lehtësim të madh për qytetarët që frekuentojnë Parkun e Madh të Liqenit, por edhe si një hapësirë të re të gjelbër dhe argëtuese për familjet.
“Ja si do të duket parkingu i ri nëntokësor te Liqeni i Thatë, për të cilin jam shumë entuziast e mezi pres të nisim nga puna. Me plot 117 poste arkimi nën tokë dhe disa fusha futbolli, basketbolli dhe volejbolli mbi tokë , do të jetë një tjetër lehtësim për qytetarët e shumtë që frekuentojnë Parkun e Madh të Liqenit, por edhe një hapësirë e re e gjelbëruar dhe me plot lojëra për fëmijët.
Puna në Tiranë nuk ndalet”, shkruan Veliaj në postim.