Veliaj promovon mendjet e bukura të Tiranës (FOTO)
Përmes një postimi në facebook, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, na ka njohur me nxënësit më të mirë të Tiranës, apo siç i cilëson Veliaj, ”me mendjet e bukura të Tiranës”.
Në albumin ku janë 322 nxënësit e shkëlqyer, Veliaj jep mesazhin se këta nxënës kanë nisur të lënë gjurmët e para dhe që nesër ata do të jenë drejtuesit e së ardhmes së kryeqytetit.
”Ja kush janë mendjet e bukura të Tiranës, që kanë nisur të lënë gjurmët e para. Sot me 10-tat e tyre absolute, ndërsa nesër si drejtuesit e së ardhmes të kryeqytetit”.
Në çdo fotografi është shkruar emri i nxënësit shoqëruar me mesazhin: “Njihuni me nxënësit më të mirë të Tiranës”.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

