Veliaj publikon foton e fëmijërisë me dy ministret aktuale

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi në vegjëli të tij, bashkë me nxënës të tjetër.

Në foto, Veliaj thotë se janë edhe dy prej ministreve aktuale, Olta Xhaçka që drejton Ministrinë e Mbrojtjes, Ogerta Manastirliu që drejton Ministrinë e Shëndetësisë.

Nëse Veliaj dallohet midis nxënësve, Xhaçka dhe Manastirliu është e vështirë të dallohen për shkak të ndryshimeve gjatë viteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Olta Xhacka dhe Ogerta Manastirliu ju kujtohet prof. Bashkim Lohja i Matematikës tek 20 Vjetori? Sot quhet “Dora D’Istria”, por jo vetëm emri i ri! E gjithë shkolla e rinovuar, dhe shtesë 12 klasa, ku ka qenë puna me dru! Që kur mbaruam në ‘94, më në fund s’ka më dy turne“, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?