Veliaj: “Qeveria dhe bashkia punojne ne sinergji, me Ramën komunikoj çdo ditë; Tirana humbi 4 vite nga Basha në Bashki”

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj u shpreh dje ne emisionin e gazetarit Lorenc Vangjeli “Java ne RTSH”, se qeveria dhe bashkia bashkepunojne ne sinergji, si nje orkester, prandaj edhe punet e Tiranes ecin perpara. Ai tha se ai dhe kryeministri kanë komunikim të përditshëm, ndërsa më kot opozita e dëshpëruar i ka shpresat te ndonje konflikt mes te dyve. “Është një lojë e vjetër e opozitës, e cila në një dëshpërim të paparë i ka shpresat te lindja e ndonjë konflikti mes kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe kryeministrit. E para, ne jemi një skuadër, kemi një kapiten, kemi një frymë. Unë mbaj mend, në 15 apo 16 vitet e fundit që punoj me Edin, s’di të kem pasur ndonjë ditë të mos kemi komunikuar për diçka, kryesisht gjëra pune, por edhe për ndonjë gjë familjare; pra nuk mbaj mend një ditë që mos të kem pasur komunikim dhe them që është një bekim i madh në një qytet ku ka një lloj sinergjie, është si një orkestër. Ju keni orkestrën e RTSH-se, në qoftë se njëri i bie daulles, tjetri violinës pa koordinim, ajo nuk është muzikë, por zhurmë. Kur ka sinkronizim, ku dirigjenti drejton një orkestër dhe secili luan pjesën e vet të muzikës, ajo pastaj është e kënaqshme për veshët”, tha Veliaj.

Lidhur me punën e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë, Veliaj theksoi se në ato vite. Tirana humbi katër vite kot, pasi nuk u realizua asnjë investim. “Nuk kam gjetur një shkollë të re që të jetë bërë. Në Bashki kam pyetur, ore në 4 vite u bë një shkollë, një më thoni, një, dhe përgjigjia ishte jo. Në 4 vite a u ndërtua ndonjë gjë? A u ngul ndonjë gozhdë? Më kujtohet dita e parë në bashki kur nuk punonte sahati, dhe them ore, kur një njeri nuk ka autoritet 3 metra nga zyra, çfarë autoriteti do të kesh tek Bregu lumit, Laprakë apo Kombinat. Kështu që, do të doja shumë, por nëse dikush e ka një punë të mirë unë nuk refuzoj kurrë t’i jap merita kujtdo që ka dhënë një kontribut. Po më vjen keq sespe ishte një 4 vjeçar i humbur dhe nga ajo skena e shpifur e therjes së dashit kurban për vjedhjen e zgjedhjeve ndaj Edi Ramës dhe deri në finale them se një punë e mallkuar nuk del asnjëherë mirë dhe ajo ishte një punë e mallkuar që në fillim, me atë vjedhje të zgjedhjeve dhe nga therja e atij dashi nuk gjej dot një shkollë. Por nëse dikush do më thotë që Lulzim Basha ka bërë një shkollë në 4 vite, ndërkohë qe ne po flasim për shkollën e 17-të, do ia jepja meritën, po ta kishte bërë ai shkollën “Betim Muço”, “Hoxha Tahsim”…etj”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?