Veliaj reagon pas qëndrimit të Metës: “Graj gamorin tat”
Qëndrimi i Presidentit të Republikës pas vendimit të Qeverisë për kalimin e pronësisë të godinës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kultures te Bashkia e Tiranës, ka sjellë edhe reagimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Kryebashkiaku Veliaj ka preferuar që të japë reagimin e tij përmes një shprehje tironse.
“Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”, shkruan Veliaj.