Veliaj: Rreth 30 % e Tiranës vuan nga mungesa e ujit, ja ku qëndron problemi

Në një lidhje direkte në “News 24”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka treguar ecurinë e deritanishme në procesin e rindërtimit, por edhe rehabilitimin e rrjeteve të ujësjellësve në kryeqytet.

Veliaj pranoi problemin me ujin e pijshëm për banorët e Tiranës dhe tha se 30 % e kryeqytetit vuan nga mungesa e ujit.

“Janë rrjete ujësjellës së ndryshme. Kasalla ka një depo të vetën. Këshilla jonë për banorët është që të vazhdojnë të mbajnë puset. Duhet të largohemi nga kultura që uji i pijshëm të përdoret pa karar. Aty do të ketë furnizim të kombinuar. Këto janë zona që kanë qenë ish-zona bujqësore, ka pasur proces legalizim e më pas urbanizim. Për pjesën më të madhe ka përfunduar ky proces. Sa i përket Tiranës, i dëgjoj ato që japin mend dhe për politikë thonë gjithçka. Ata e kishin Tiranën, bashkinë, e pamë çfarë bëmë. Sot vetëm 30% e Tiranës s’ka ujë të pijshëm. Për të mbuluar dhe këtë pjesë jemi duke bërë unazën e presionit. Nëse nuk krijojmë këtë, ata që janë afër tubacionit kryesor, përfitojnë më shumë ujë, ato që janë larg burimit kanë më pak. Ndërsa kjo unazë ofron ujë në mënyrë të njëllojtë për të gjithë qytetarët. Uji i Tiranës shkon 20 min në laboratorë, uji i Tiranës është një nga ujërat më cilësorë. Në fakt problemi është i administratorëve, që marrin nga banorët lekët për pastrimin e depozitave dhe nuk i pastrojnë. Këshilla është që ta shfrytëzojmë këtë verë edhe për minikantieret e komunitetit të bëhet i njëjti sens dhe të pastrohen depozitat”,- tha Veliaj.

SHKARKO APP