Veliaj: Saliu dhe Iliri pushojnë në Lalëz, Kavaja është mbuluar nga mbeturinat
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha në një takim me socialistët e Rrogozhinës, se qytetarët dhe vetë demokratët e kanë kuptuar që vendi duhet të shkojë vetëm përpara. Ai tha se Sali Berisha dhe Ilir Meta, që tani nuk flasin më me njëri-tjetrin, po pushojnë në Lalëz, ndërsa Kavaja është mbuluar nga mbeturinat dhe aty nuk punon më askush.
“Më kujtohen zgjedhjet e vitit 2011 në Tiranë, që u ndanë për 10 vota, dhe ju e patë çfarë ndodhi, ku për ato 10 vota Tirana shkoi 4 vite pas. Ose thjesht kaloni tani në Kavajë dhe shihni Kavajën që s’po e pastron njeri, ndërkohë Saliu vetë ka nisur pushimet në Lalëz. Ilir Meta është në Lalëz, madje është zënë edhe me Saliun, as nuk flasin bashkë, as nuk i kanë më këshilltarët bashkë sepse ata e trajtojnë një qytet, një Bashki, një këshilltar Bashkiak si plaçkë për të futur në sherr, jo për të bërë punë. Mjafton të krahasoni Tiranën e 2011, që shkoi 4 vite pas për ato 10 vota, me Tiranën që sot ka më shumë turistët se sa banorë. Kjo do të thotë se kur kryebashkiaku punon, kur Edison Memolla me Edi Ramën janë në një krah dhe në një parti, prodhojnë të njëjtën energji dhe punojnë për të njëjtat projekte që vetëm të shkojnë përpara”, tha Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

